Një punonjës policie ka mbetur i plagosur teksa ndodhej në krye të detyrës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur sot në Vlorë.Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur policin, teksa ky i fundit kishte ndalur një mjet që lëvizte pa targa. Mësohet se polici është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.