Rritet bilanci i dëmeve, ja sa shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti që tronditi Korçën

504
Sigal

Sa vjen dhe rriten gjithmonë e më shumë dëmet materiale të shkaktuara nga tërmeti i sotëm i rënë në zonën e Korçës.

Sipas të dhënave të raportura nga Prefektuara e Korçës deri më tani numërohen 60 shtëpi të dëmtuara, nga të cilët 10 në fshatin Floq dhe 10 të tjera në fshatin Vidohovë.

Banorët në fshatin Floq i kanë bërë apel qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme.

Banorët nuk pranojnë të futen në banesa, për shka të frikës së një tërmeti të radhës

Ata i kanë bërë apel gjithashtu strukturave bashkiake që të nisin menjëherë ngritjen e çadrave dhe dërgimin e ushqimeve, pasi disa prej banesave janë jashtë funksionit.

“Isha shtrirë dhe në momentin që doja të ngrihesha, pata një aritmi të tmerrshme. Ime shoqe u trondit shumë. Menjëherë mora në telefon vajzën, që jeton në kat të gjashtë dhe ajo ishte shumë e trembut. E dyta më tmerroi fare. Nuk kthehemi në shtëpi sepse mund të përsëritet sërish. Unë dola në tërmetin e tretë”, tha një nga banorët.

“Shumë frikë. Isha në punë, na ranë xhamat dhe u larguam. Jemi të tmerruar. Që nga viti 1994-1995 nuk kemi parë një tërmet të tillë”, tha një tjetër.

“Frika është e madhe. Ishte shumë e fortë. Ku të rrish? Kush e di se nga do të fluturojmë. Isha vetëm në shtëpi”, tha një e moshuar.