Sigal

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që flakët të shkrumbojnë një shtëpi banimi në fshatin Lekaj të njësisë administrative Hysgjokaj në bashkinë e Lushnjes.

Flaka ka nisur si pasojë e daljes jashtë kontrollit të një ngrohësi me gaz, e me pas zjarri ka përfshirë gjithë banesën.

Ndërhyrja e sektorit të zjarrfikëses Lushnje ka izoluar zjarrin, por dëmet materiale janë të mëdha.

Familjarët kanë mundur të shpëtojnë dhe të dalin jashtë ndërtesës.