Do të vazhdojnë reshjet e shiut? Ja parashikimi i motit për ditën e nesërme

591
Sigal

Nuk kanë të ndaluar reshjet e shiut në zonat e ulëta dhe të dëborës në zonat malore.

Ndërkohë që temperaturat duket se kanë njohur rritje ditët e fundit dhe do të vazhdojnë po njësoj edhe gjatë fundjavës.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për sonte dhe ditën e nesërme, e shtunë.

Parashikimi i motit:

Mbrëmja e sotme dhe ditën e nesërme priten reshje të dobëta në pothuaj të gjithë territorin. Në qarqet Kukës dhe Dibër ato pritet të jenë deri në lokalisht mesatare, kryesisht gjatë mesditës, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Në zonat malore mbi 600 m reshjet pritet të jenë në formë dëbore (në veri-lindje ato mund të zbresin deri në 300 m).

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet:  5 / 11 °C

në vendet e ulëta: 3 / 11 °C

në vendet malore: -2 / 3 °C

Era

Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën jugore dhe mesatare deri e fortë në pjesën veriore të territorit.

Image