Presidenti Meta takon Edita Tahirin: Kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë

405
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar ditën e sotme politikanen dhe ish Zv/Kryeministren e Kosovës, Edita Tahirin. Në një postim në faqen ti tij në Facebook Presidenti Meta tha se përmbyllja e dialogut Kosovë – Serbi duhet të sigurojë bashkëjetesën e shqiptarëve dhe serbëve në të dy shtetet, ndërsa shton se vetëm në këtë mënyrë përforcohet e ardhmja europiane.

Ja postimi i plotë i Kreut të shtetit:

Shumë i lumtur të takoja znj.Edita Tahiri, politikanen e njohur dhe ish-Zv/Kryeministren e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe konfirmimi i saj nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, arritje madhore që i shërbyen edhe stabilitetit të rajonit tonë.
Përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi duhet të garantojë jo vetëm njohjen reciproke por edhe të forcojë bashkëjetesën midis serbëve e shqiptarëve në të dy shtetet.
Vetëm kështu përforcohet e ardhmja europiane e të dy vendeve dhe e rajonit tonë.