Stuhi dëbore godasin Turqinë, shkulen pemë, dëmtime edhe në ndërtesa

212
Sigal

Moti i keq me acar dhe reshje dëbore ka përfshirë edhe disa rajone të Turqisë, duke shkaktuar edhe disa dëme.

Sipas mediave të huaja, në disa zona në Bosfor, trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 centimetra.

Si pasojë e motit të keq janë shkulur mbi 200 pemë, ndërsa lundrime të shumta detare janë pezulluar.

Probleme janë regjistruar edhe në ndërtesa, si shembja e çatisë së një palestre në lagjen historike të Eyup në Bririn e Artë, ku fatmirësisht nuk pati person atë lënduar, ndërsa u dëmtuan dhjetëra automjete.

Sipas parashikimeve të ekspertëve, dëbora do të vazhdojë të bjerë në Stamboll të paktën deri nesër, ndërsa mësimi në shkolla është pezulluar momentalisht.