Pas akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e 6 marsit, të lidhur mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së, vjen reagimi nga kjo e fundit.
Sipas LSI-së, nesë s’do të kishte qenë për këtë parti, Basha do të ishte asgjësuar politikisht.
REAGIMI I LSI
Brava s’do të ishte bërë kurrë Ministër në vitin 2005 nëse LSI nuk do t’i hiqte 18 mandate Fatos Nanos.
Brava s’do të bëhej kurrë Ministër i Brendshëm në vitin 2009 pa votat e deputetëve të LSI në parlament .
Brava s’do ta kishte parë kurrë as në ëndërr derën e Bashkisë së Tiranës pa 23 mijë votat e LSI dhe pa 1500 votat e Hysni Milloshit, që u regjistrua në zgjedhje nga këshilltarja bashkiake e LSI.
Brava s’do të ishte bërë kurrë as në ëndërr kryetar i PD nëqoftëse nuk do të ishte kryetar bashkie.
Bravën do ta kishin përzënë si qen dhe PD do të shkatërrohej, do copëtohej në momentin e Reformës në Drejtësi nëqoftëse s’do të ishte Ilir Meta kryetar i LSI dhe i Parlamentit që e shpëtoi duke e futur Bravën në proces dhe duke iu imponuar edhe ndërkombëtarëve për ta pranuar.
Brava do të ishte asgjësuar politikisht me kohë po të mos kishte qënë Ilir Meta kryetar i LSI, që nuk pranoi kurrë zgjedhje pa PD.
LSI duke i besuar Bravës së telekomanduar nga Rama dogji mandatet dhe nuk mori pjesë as në zgjedhjet lokale.
Por çdo gjë mund të pritet nga ky mashtrues i shitur të cilin nuk e voton as gruaja e tij që ka 18 vjet që nuk ka shtetësi shqiptare.
Brava, qyli mbaroi e bashkë me të erdhi edhe fundi yt se ti pa qyl nuk jeton dot asnjë minutë.
Kaq për sot!