Zjarri përfshin një zonë me shkurre në Shëngjin, flakët depërtojnë në lagunën e mbrojtur të Kunes

168
Sigal

Një zjarr ka përfshirë një zonë me shkurre dhe ferra në Kune të Shëngjinit mëngjesin e sotëm.

Mësohet se, flakët kanë depërtuar në zonën e mbrojtur të lagunës së Kunes, duke rrezikuar banesat dhe gjallesat.

Aktualisht në këtë zonë ndërhyrja e zjarrëfikëseve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm teksa kjo zonë është përfshirë disa herë nga flakët.