Lista e zezë dhe gri. Sekreti me emrat e pronarëve përfitues në Shqipëri

325
Sigal

 

Eduard Halimi, Avokat dhe Ekspert Ligjor i së Drejtës Private Ndërkombëtare

“PANDORA PAPERS” parajsa fiskale ku janë strehuar sekretet e të pasurve në botë. Shqipëria në listën gri të BE-së dhe Ligji i ri nr. 112/2020, për të informuar QKB-në mbi pronarët e saj fundor. Këto kompani nuk zhvillojnë aktivitet në vend, por vetëm regjistrojnë transaksione në letër, lejojnë mbajtjen sekret të strukturës organizative të enteve ligjore, shoqërive tregtare, fondeve, fondacioneve etj, si dhe anonimatin e pronësisë

 

 

Këto kompani që nuk zhvillojnë aktivitet në vend, por vetëm regjistrojnë transaksione në letër;Lejojnë mbajtjen sekret të strukturës organizative të enteve ligjore, shoqërive tregtare, fondeve, fondacioneve etj, si dhe anonimatin e pronësisë dhe të drejtave në këto ente

Në artikullin e mëparshëm ne folëm për kompanitë offshore, sekretet sesi ato funksionojnë, debatin mbi ligjshmërinë si sekretet mbi numrin në Shqipëri. Sot do të flasim për Parajsat fiskale si rast i veçantë i kompanive offshore. Konceptet “offshore” dhe “tax heaven” nuk janë të njëjta. Një kompani mund të jetë rregjistruar si kompani offshore, pra të jetë rregjistruar nga pronarë jo rezidentë në atë vend, dhe që të ketë një adresë fiktive të zhvillimit të aktivitetit të saj, por jo në parajsë fiskale.

 

  1. Parajsat fiskale dhe streha e sekreteve të të pasurve. Listat e zeza dhe gri

Parajsat fiskale apo strehat fiskale janë territore të krijuara me ligj, që u mundësojnë personave jo rezidente të shmangin detyrimet fiskale në vendet ku kryejnë realisht aktivitetin e tyre. Ato janë të krijuara me ligj duke qënë se janë vende të vogla dhe shfrytëzojnë sovranitetin për të bërë ligje sipas vullnetit të tyre.

Në botë, sot, janë rreth 80 streha fiskale kryesisht vende me popullsi të vogël dhe ekonomi të papërfillshme, një pjesë vende të vogla ishullore. Belizeja, Panamaja, Ishujt Virgjin Britanikë, Ishujt Cayman, Seyschelles, Bermuda, Barbados, Anguilla, Ishulli i Manit, Jersey, Gjibraltari janë disa nga vendet më të preferuara. Këto vende kanë synuar të tërheqin paranë botërore përmes ofrimit të lehtësive ekonomike, ligjore e politike për të ndihmuar individë apo kompani të anashkalojnë apo shmangin krejtësisht ligjet, rregullat apo proçedurat në juridiksione të tjera.

Shqipëria në listën e gri të Bashkimi Europian që monitorohen gjerësisht për implementimin e praktikave të transparencës lidhur me çështjet e taksave me institucionet ligjzbatuese

  • Avantazhet e Parajsave Fiskale

Parajsat fiskale ofrojnë disa apo të gjitha lehtësitë e mëposhtme:

  • Lejojnë regjistrimin e kompanive nga jo rezidentë—kompani “offshore”;
  • Kanë nivel shumë të ulët taksash, shpesh taksim zero;
  • Kanë sistem bankar shumë pak të rregulluar;
  • Ofrojnë sekret bankar, duke mos kërkuar raportim të transaksioneve financiare, që bëhen nga territori i tyre;
  • Nuk japin apo shkëmbejnë informacione financiare me vende të tjera;
  • Lejojnë kompanitë të zhvillojnë gjithë aktivitetin e tyre me kompani apo persona jo rezidentë, pra, bizneset ku të gjitha palët në transaksione janë jo rezidentë të vendit;
  • Lejojnë kompani guackë (“shell”)—kompani që nuk zhvillojnë aktivitet në vend, por vetëm regjistrojnë transaksione në letër;
  • Lejojnë mbajtjen sekret të strukturës organizative të enteve ligjore, shoqërive tregtare, fondeve, fondacioneve etj, si dhe anonimatin e pronësisë dhe të drejtave në këto ente.

Natyrisht, këto lehtësira kanë mundësuar jo vetëm veprime legjitime për zvogëlimin apo minimizimin e taksave nga koorporata, por edhe mbështetjen e aktiviteteve kriminale, si pastrimin e parave apo fshehjen e pasurive të vënë me korrupsion.

Kompanitë offshore të regjistruara në parajsa fiskale janë një tipologji e veçantë e këtyre shoqërive. E veçanta e tyre është se për shkak të legjislacionit të vendit (offshore) ku është e regjistruar shoqëria mëmë (holding), avantazheve të regjistrimit të një modeli biznesi të tillë i shtohet dhe fakti që të dhënat e aksionerëve janë të anonimuara dhe të mbrojtura.

Problematikat e bëjnë gati të pamundur që publiku të mësojë për emrat e atyre që përfitojnë realisht nga paratë e taksapaguesve, dhe që nxjerr në pah skenarin e keq, atë që qeveria që kontrakton kompani me seli në parajsa fiskale i fsheh qëllimisht emrat e përfituesve.

  • Çfarë konsiderohen parajsa fiskale dh shtetet që janë pjesë e kësaj kategorie sistemi taksash?

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje duhet t’i referohemi Organizatës Ndërkombëtare për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik (Organisation for Economic Co-operation and Development – OECD) e themeluar në vitin 1961. Qëllimi i saj është shkëmbimi i praktikave të mira fiskale dhe ekonomike si dhe bashkëpunimi për zgjidhjen e problematikave të lidhura me tregun e lirë ndërkombëtar.

 

Kjo organizatë ka definuar atë që quhet “internationally agreed tax standard” (standartet ndërkombëtare të gjithëpranuara për taksat) si vijon: “Standarti tatimor i dakortësuar ndërkombëtarisht për shkëmbimin e informacionit, të përgatitur dhe miratuar nga OECD, Kombet e Bashkuara dhe G20, parashikon që këto sisteme të shkëmbejnë informacion të plotë për të gjitha çështjet e taksave dhe tatimeve pavarësisht interesit të brendshëm tatimor apo sekretit bankar, duke garantuar masa mbrojtëse për konfidencialitetin e informacionit të shkëmbyer”[1] Kështu në këtë kuptim, të gjitha ato shtete, që nuk garantojnë standartin e sipërpërmendur klasifikohen si parajsa fiskale.

Një qasje të ngjashme ka mbajtur edhe Këshilli Evropian për çështjet ekonomike.

  • Lista e zezë dhe lista gri.

Në mbledhjen e 25 Majit 2016, është propozuar ndërtimi i një strategjie të përbashkët për ndëshkimin e rasteve/shteteve që nuk shkëmbejnë informacion me Bashkimin Europian lidhur me çështjet e taksave (parajasat fiskale).[2] BE ka publikuar dhe një listë e njohur si lista e zezë me shtetet, të cilat nuk bashkëpunojnë me BE, në veçanti në kontekstin e shkëmbimit të informacionit për çështjet e taksave. Në këtë listë janë 12 juridiksione si vijon: (i) Samoa Amerikane; (ii) Anguilla; (iii) Ishujt Barbados; (iv) Fiji; (v) Guam; (vi) Palau; (vii) Panama; (viii) Samoa; (ix) Seychelles; (x) Trinidad dhe Tabago; (xi) Ishujt e Virgjër Britanik dhe Amerikan; (xii) Vanuatu.[3]

Bashkimi Europian ka dhe një listë të dytë watch list ose e njohur ndryshe si lista gri të cilat monitorohen gjerësisht për implementimin e praktikave të transparencës lidhur me çështjet e taksave me institucionet ligjzbatuese të BE si vijon: (i) Shqipëria’ (ii) Andorra; (iii) Armenia; (iv) Aruba; (v) Beliza; (vi) Bermuda; (vii) Bosnja dhe Hercekovina; (viii) Batsëana; (ix) Cabo Verde; (x) Ishujt Cayman; (xi) Ishujt Cook; (xii) Curacao; (xiii) Ishujt Faraoe; (xiv) Maqedonia; (xv) Greendlanda; (xvi) Guernsey; (xvii) Hong Kong SAR; (xviii) Isle of Man; (xix) Jamaica; (xx) Jersey; (xxi) Jordan; (xxii) Ishulli Labuan; (xxiii) Liechtensteini; (xxiv) Maldivet; (xxv) Mauritius; (xxvi) Mali i Zi; (xxvii) Maroku; (xxviii) Nauru; (xxix) Neë Caledonia; (xxx) Neë Caledonia; (xxxi) Niue; (xxxii) Oman; (xxxiii) Peru; (xxxiv) Katari; (xxxv) Saint Vincent dhe Grenadines; (xxxvi) San Marino; (xxxvii) Serbia; (xxxviii) Sëaziland; (xxxix) Zvicra; (xl) Taiëan; (xli) Tailanda; (xlii) Turqia; (xliii) Uruguaji; (xliv) Vietnami.[4]

 

BE ka marrë disa iniciativa kundrejt shteteve në listën e zezë me qëllimin për të vendosur nën presion këto të fundit që të implementojnë politika fiskale në përputhje me standartet ndërkombëtare përkatësisht:

 

  • Dymbëdhjetë juridiksionet e lartpërmendura nuk kanë të drejtë të përfitojnë asnjë fond nga BE përkatësisht nga Fondi Evropian për Zhvillimin e Qëndrueshëm, Fondi Europian për Investimet Strategjike, Mandati i dhënies së Huave (ELM), Kuadri i Përgjithshëm për Sigurinë.[5]

 

  • Përsa i përket masave të tjera, secili shtet i BE ka të drejtë të implementojë mekanizmat e tij për të garantuar mbrojtje ndaj rasteve të abuzimit me parajsat fiskale. Megjithatë në referim të Code of Conduct Group (Business Taxation) të Këshillit të Europës në datën 25 nëntor 2019, është rënë dakort midis vendeve anëtare të risin mekanizmat monitorues për transaksionet financiare në/nga parajsat fiskale.[6]

Edhe në legjislacionin shqiptar janë implementuar disa mekanizma monitorues lidhur me transferimin e fondeve në drejtim të/nga parajsat fiskale, përkatësisht:

 

  • Ligjit nr. 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” si dhe
  • Rregulloren nr. 44/2009 të Autoritetit Mbikqyrës të Bankës për “parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit” dhe Rregulloren 1/2013 “Për licensimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, ku klasifikohen si kategori me rrezik të lartë dhe mbi to aplikohet një monitorim i shtuar (vigjilenca e zgjeruar)

Megjithatë zbatimi i tyre vijon të mbetet problematik në një vend ku sundimi i ligjit mungon ende.

Ligji i ri nr. 112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues” ka parashikuar edhe detyrimin e subjekteve për të informuar QKB-në lidhur me pronarët e saj fundor, i cili është një mjet për të garantuar që modeli offshor nuk shfrytëzohet për veprimtari të paligjshme. Ky ligj de facto nuk është implementuar ende, edhe pse është shtyrë disa herë afati limit nuk ka dhënë rezultat.

  1. Sekretet me emrat e pronarëve përfitues në Shqipëri. Skenar i mirë, skenar i keq.

Në vitin 2020, është miratuar ligji nr. 112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”[7] në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE përkatësisht Direktivën nr. 849/2015 të Parlamentit Europian dhe Këshillit, datë 20 maj 2015. Sipas nenit 15 të ligjit, regjistri do të krijohet brenda datës 31.01.2021 dhe subjektet raportuese duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga krijimi i regjistrit.

 

Në pikën 2 të nenit 5 citohet se pronarët përfitues të subjekteve raportuese kanë detyrimin t’u japin subjekteve raportuese të gjithë informacionin e nevojshëm me qëllim që subjektet raportuese të përmbushin detyrimin ligjor të përcaktuar në pikën 1 të këtij ligji.

Ligji i ri nr. 112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues” ka parashikuar edhe detyrimin e subjekteve për të informuar QKB-në lidhur me pronarët e saj fundor, i cili është një mjet për të garantuar që modeli offshor nuk shfrytëzohet për veprimtari të paligjshme. Ky ligj de facto nuk është implementuar ende, edhe pse është shtyrë disa herë afati limit nuk ka dhënë rezultat. Kjo pasi mendoj se në skenarin më të mirë, ata që kanë shkruar nuk kanë patur njohuritë e duhura dhe ka krijuar pazbatueshmëri të cilat po i shpjegoj më poshtë dhe në skenarin më të keq nuk ka vullnet politik për t’i treguar ato se nëse do të dilnin sigurisht që Kontratat e koncensioneve më të anatemuara deri më sot kanë lidhje me këtë rregjistër dhe pronarët përfitues fundore do të ishin dhjetëfishuar me atë që konkludon “Pandora Papers”

 

Duke u orientuar drejt skenarit më të mirë, pra jo mungesës së vullnetit, si ekspert i ligjit në tregun privat, mendoj se kjo vjen për shkak të disa problematikave lidhur me mekanizmat e tij implementues (enforcemement mechanisms) si:

  • si do të implementohet detyrimi ndaj pronarit përfitues, i parashikuar në nenin 5 pika 2, kur ky i fundit nuk është subjekt i legjislacionit shqiptar;
  • kur ligji i vendit ku është regjistruar shoqëria mëmë e ka të ndaluar zbulimin e të dhënave mbi pronarët (kjo përbën vepër penale në atë legjislacion), si mund të detyrohet shoqëria offshore të shkelë ligjin e një vendi tjetër për të zbatuar normat e përcaktuara në këtë ligj?
  • procesi i regjistrimit është i bazuar te parimi i vetëdeklarimit dhe duke qenë se vendet offshore nuk japin asnjë informacion për pronarët e shoqërive, shteti nuk do të ketë asnjë mjet efektiv për të provuar vërtetësinë e këtij informacioni.

 

Këto dhe shumë të tjera e bëjnë gati të pamundur që publiku të mësojë për emrat e atyre që përfitojnë realisht nga paratë e taksapaguesve, dhe që nxjerr në pah skenarin e keq, atë që qeveria që kontrakton kompani me seli në parajsa fiskale i fsheh qëllimisht emrat e përfituesve. Stigmatizimi këtu bëhet real, dhe publikut i duhet të presë gazetarët investigative për të zbuluar te- tuk ndonjë emër, ndërsa pronarët e vërtetë dhe zyrtarët/pronarë rrijnë me frikë në zemër. Mirë bëjnë…( Pjesë nga libri “Të bëhesh një jurist i mirë”)

 

[1]Jeffrey Owens, “Countering Offshore Tax Evasion”, OECD – some questions and ansëers on the project <https://www.oecd.org/ctp/exchange-of-tax-information/42469606.pdf>

[2]Council of the European Union, “Commission Communication on an External Strategy for Effective Taxaction and Commission Recommendation on the implementation of measures against tax treaty abuse” – Council Conclusions 25th of May 2016 <https://data.consilium.europa.eu/doc/document/ST-9452-2016-INIT/en/pdf>

[3]Council of the European Union, “The EU list of non-cooperative jurisdiction for tax purposes” 18th of February 2020 <https://eur-lex.europa.eu/legal-content/en/TXT/PDF/?uri=uriserv:OJ.C_.2020.331.01.0003.01.ENG>

[4]European Parliament,“List of tax havens by the EU”<https://ëëë.europarl.europa.eu/cmsdata/147404/7%20-%2001%20EPRS-Briefing-621872-Listing-tax-havens-by-the-EU-FINAL.PDF>.

[5]European Council “Taxation: EU list of non-cooperative jurisdictions”<https://ëëë.consilium.europa.eu/en/policies/eu-list-of-non-cooperative-jurisdictions/>

[6]Council of the European Union, “Code of Conduct Group (Business Taxation)” 25 Nëntor 2019, <https://data.consilium.europa.eu/doc/document/ST-14114-2019-INIT/en/pdf>

[7]Dhe VKM-ja shoqëruese me nr. 1088, datë 24.12.2020, “Për përcaktimin e mënyrës dhe të procedurave të regjistrimit e publikimit të të dhënave për pronarët përfitues si dhe të njoftimit nga autoritetet shtetërore kompetente e nga subjektet e detyruara.