Libri i Mateo Renzit: Mogherini në krye të diplomacisë së BE-së, një dështim

471
Sigal

Ish-Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi shkruan se ndikimi i Mogherini-t në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian (BE) “ka qenë thuajse zero”. Ai thotë se është penduar që e zgjodhi Federica Mogherini-n si përfaqësuese e lartë e punëve të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Ai thotë se punët e jashtme duhet t’i kalojnë Këshillit Evropian, dhe të mos mbeten tek Komisioni Evropian në formën e “përfaqësueses së lartë”, e cila “ka zhgënjyer me pritshmëritë që kishin për të”. Renzi mendon se Angela Merkel do të ishte personi më i mirë për të drejtuar Këshillin dhe punët e jashtme të BE-së. Në verën e vitit 2014 Renzi këmbënguli që Italia të përfaqësohej me Mogherini-n në Komisionin Evropian. Në librin e tij, Renzi shkruan se Kancelarja Merkel do të ishte personi i duhur për të zëvendësuar Donald Tusk-un, Presidentin e tanishëm të Këshillit Evropian, dhe se ajo do të duhej të merrte në dorë edhe punët e jashtme të BE-së, pas dështimit të Federica Mogherini-t.