Në paradoks me papunësinë e lartë qarqet e Lezhës dhe Durrësit disponojnë numrin më të lartë të iphone dhe ipad në raport me popullsinë krahasuar me 10 qarqet e tjera të vendit.
Të dhënat e INSTAT që burojnë nga statistikat e rajonale 2021 tregojnë se 84.5 për qind e popullsisë se qarkut Lezhë disponon iphone dhe ipad.
Papunësia në rang kombëtar ishte rreth 12 % në vitin 2021, por në qarkun e Lezhës ky tregues ishte mbi 22%.
Pas Lezhës numrin më të lartë të te “smart phonëve” dhe ipadeve në raport ne popullsinë i ka qarku i Durrësit.
Të dhënat tregojnë 83.5 % e popullsisë së qarkut Durrës kishte telefon të zgjuar me një rritje të ndjeshme në krahasim me vitin 2019 ku vetëm 62% e popullsisë së qarkut i dispononte këto pajisje. Në vitin 2021 papunësia në qarkun e Durrësit ishte më shumë se 17%, gati 5pikë % mbi mesataren kombëtare.
Vendin e tretë në renditje për numrin më të lartë telefonave të zgjuar e zë qarku i Kukësit, i cili gjithashtu ka nivelin më të lartë të varfërisë, gati sa dyfishi i mesatares kombëtare.
Kukësi kishte konsumin më të ulët për frymë në krahasim me qarqet e tjera në vitin 2021, por kjo nuk i penguar banoret e tij të kenë telefona inteligjente. Gjithashtu qarku Verilindor ka rritjen më të madhe të këtyre pajisje me rreth 22% në krahasim me vitin 2019.
Popullsia e kryeqytetit renditet e katërta për deponimin e telefonave të zgjuar, ku 78.5% e popullsisë së saj ka telefona inteligjentë dhe ipad me një rritje 6% në krahasim me vitin 2019.
Në të kundërt qarku i Beratit, Elbasanit dhe Dibrës kanë numrin më të ulët të telefonave inteligjente në raport me popullsisë, përkatësisht 47%, 57.4 dhe 57.8%.
Rritja pranisë së telefonave inteligjente në disa qarqe ka shkuar në raport të drejtë me emigracionin, sidomos vitet e fundit.
Një valë masive emigracioni drejt Britanisë së Madhe vitet e fundit ka rritur ndjeshëm numrin e automjeteve dhe telefonave inteligjente në këtë qark.
Qarku i Lezhës dhe i Durrësit gjithashtu kanë nivel të lartë të emigracionit, ndaj pajisja e me iphone është më së shumti për komunikim ndërmjet familjeve që jetojnë të ndara.