Lëvizja për Universitetin: Kanë frikë nga revoltat e së ardhmes

325
Sigal

Policia e Shtetit ka filluar procedimin penal të 4 personave të cilësuar si organizatorë të një tubimi ditën e sotme (17 qershor) përpara Ministrisë së Arsimit. Lëvizja për Universitetin, përmes një postimi në facebook, shkruan se ky veprim është i turpshëm dhe një taktikë për t’i mbyllur gojën studentëve. Ata paralajmërojnë se do të ketë protesta pavarësisht përpjekjeve të policisë për kriminalizuar protestën. Një grup studentësh dorëzuan në ministri një peticion me 8 mijë firma ku kërkojnë anulimin e tarfiës vjetore për universitetet.