5 ushqime për zbardhjen e dhëmbëve

591
Disa ushqime ju ndihmojnë që të keni një buzëqeshje sa më të shkëlqyeshme.

Më poshtë do të gjeni pesë ushqime që ju mbrojnë dhëmbët:

Brokoli
Brokoli është shumë i shëndetshëm për gojën. Ai vepron si një këllëf natyral. Niveli i lartë i hekurit që ndodhet tek brokoli ndihmon në parandalimin e depozitimeve, akumulimin e baktereve dhe ndalon erozionin e acideve.

Portokalli
Ndryshe nga agrumet e tjera, lëkura e protokallit nuk është shumë acide. Në fakt ajo përmban variacione të vitaminës C që ndihmojnë në ruajtjen e dhëmbëve.

Luleshtrydhet
Përveç shijes, ato njihen gjithashtu për përmbajtje të acidit malik, një element natyror që eliminon të verdhën që krijohet mbi dhëmbë. Ai vepron si një pastrues dhe ndihmon në eliminimin e baktereve.

Karotat
Edhe karotat, njësoj si brokoli, kanë veti natyrale të mbrojtjes dhe pastrimit të dhëmbëve.

Djathi
Acidi laktik që përmban djathi është i mirë për dhëmbët tanë. Në të vërtetë ai shton efektet pastruese të pështymës.
Sigal