Lëmoshë për qytetarët / Shteti nuk ka lekë për pensionet, por i teprojnë me thasë për shefat e hipotekës duke ua rritur rrogën në 2 mln

212
Sigal

Kryeministri rrit pagat e shefave të Kadastrës në 2 milionë lekë

Shteti nuk ka lekë për rrogat e pensionet, por i teprojnë me thasë për zyrtarët

Kryeministri, që ka lënë për lëmoshë pensionet, ndihmën ekonomike dhe pagat e ulëta, shton mbi milionëshin mujor pagat e  zyrtarëve të Hipotekës e ALUIZNI-t, të cilët me falsifikimet e dosjeve të pronave në favor të oligarkëve, politikanëve, zaptuesve e kriminelëve, janë bërë pasanikë për vete, por kanë futur shqiptarët në konflikte e vetëgjyqësi

Teksa bëhet  shou mediatik për luftën kundër korrupsionit firmoset edhe rritja e pagave të shefave e specialistëve të Kadastrës në qendër dhe rrethe. Ndërkohë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka verifikuar shkelje në këto instiucione duke çuar në prokurori për abuzime 5 punonjës në Kadastrën e Lushnjes. Dhe SPAK godet korrupsionin te Kadastra e Tiranës, ku dërgohen për gjykim 17 persona.

Me Vendim Nr. 24, datë 13 janar 2022 të qeverisë, të propozuar nga kryeministri Edi Rama, duke filluar nga data 25 janar, gjithë drejtuesve qendrorë e lokalë dhe specialistëve të Kadastrës, u janë rritur pagat nga 180 mijë e 200 mijë lekë në muaj. Rritja është bërë me arsyetimin, se shefat dhe specialistët e Kadastrës paskan paga të ulëta, prandaj u duhej shtuar kjo shumë financiare çdo muaj, në formë “vështirësie për punë specifikike” gjatë përgatitjes së dosjeve të pronave. Kjo përbën edhe hipokrizinë më të madhe ndaj qytetarëve dhe sidomos ndaj pensionistëve që janë në kushtet e mbijetesës.  Madje rreziku i pensioneve, thellohet me 13% borxhi për sigurimet e papaguara më 2020 të institucioneve shtetërore  , detyrimet arrijnë në 17 mld lekë (138 mln euro)”. Mospagesa e sigurimeve shoqërore përveçse konsiderohet vjedhje, nuk lejon rritjen e pensioneve . Taksapaguesit po rëndohen nga rritja e taksave për të mbyllur gropën e madhe dhe në rritje të deficitit të skemave sociale, deficitit buxhetore dhe rritjen në nivele kritike të borxhit publik zyrtar dhe të fshehur. Nëse i referohemi shifrave të INSTAT, pagat e shqiptarëve nuk kanë parë një rritje të denjë që prej 10 vitesh.

Hipokrizia shtohet ndaj qytetarëve dhe sidomos ndaj pensionistëve, që janë në kushtet e mbijetesës, kur  mospagesa e sigurimeve shoqërore nga institucione shtetërore përveçse konsiderohet vjedhje, nuk lejon rritjen e pensioneve . Nëse i referohemi shifrave të INSTAT, pagat e shqiptarëve nuk kanë parë një rritje të denjë që prej 10 vitesh

Përveç shtesës mujore 150-170 Euro, drejtuesve të lartë të këtij shërbimi në qendër dhe kadastrat në qendrat e 12 prefekturave, u bëhet dhe rritje page 250-300 mijë lekë të tjera, nëpërmjet ngjitjes në kategorinë e hierarkisë së pagave të larta zyrtare.

Psh: drejtori Artan Lame e ka pagën aktuale 1.6 milionë lekë, mirëpo  për “punët” që bën Lame, kjo quhet pagë e ulët, prandaj kryeministri vendosi t’ia shtojë çdo muaj 200 mijë lekë pagesë vështirësie dhe 300 mijë lekë të tjerë, shtim në kategori page.

Po kështu dhe vartësit e Lames zv/drejtorë, sekretarë, shefa sektori e drejtorë lokalë të Kadastrës, do marrin shtesën nga 180 mijë deri 200 mijë lekë mbi pagë çdo muaj, duke u klasifikuar si “nëpunës me paga të ulëta e vështirësi pune”.

Që shefat dhe zyrtarët e Kadastrës kanë vështirësi, kjo dihet, sepse është vështirë të bësh zullumet që bëjnë ata me dosjet e pronave; por kryeministri Rama nuk ka sqaruar nëse këtë shtesë ua ka dhënë për lodhje apo për ndershmëri në punë?

Sepse kryeministri që ka lënë për lëmoshë pensionet, ndihmën ekonomike dhe pagat e ulëta, po shton mbi milionëshin mujor, pagat e horrave të Hipotekës e ALUIZNI-t; kur ata duhen shporrur e çuar para drejtësisë, mbasi me falsifikimet në favor të oligarkëve, politikanëve, zaptuesve e kriminelëve, janë bërë pasanikë për vete dhe kanë futur shqiptarët në konflikte e vetëgjyqësi.