E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom Gjergj Simoni

272
Sigal

Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare dom Gjergj Simoni, i cili për shumë vite vuajti në burgjet e komunizmit bashke me një pjesë të konsiderueshme të martirëve.

Dom Gjergj Simoni u dënua dhe u burgos për agjitacion e propagandë si poet gjatë komunizmit.

Dom Gjergj Simoni është autor i shumë botimeve ndërsa pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e sigurimit të shtetit.

Në fillim të viteve 1990, dom Gjergj Simoni ishte një ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani dhe filloi shërbesat në disa famulli.

Postimi i Famullisë së Dajç B/Bunës:

Të dashtun, sot me datë 28 janar 2022, kaloi n’Amshim, Dom Gjergj Simoni, nji ndër dëshmitartë dhe bashkëvujtës me Martirt tanë gjatë kohës së komunizmit.

Dom Gjergji ka sherby per 17 vjet ne famulline e Dajçit. Ka pas kohet ma te veshtira, te hapjes se Kishave. Kontributi i tij mbetet i pashlyer ne mendjet e besimtareve dhe ne veprat qe ka lane ne rimbekembjen e jetes shpirterore!

Pushosh n’Lumninë e Krishtit t’Cilit ja kushtove tanë jeten tande, i dashtun Dom Gjergj, vazhdo e lutu për ne e për Kishën n’Shqipni.

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare Dom