Pulë apo kaposh, zgjidh e merr…!?            

652
Sigal

23 % e popullsisë së vendit ose 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.

       Pulë apo kaposh, zgjidh e merr…!?            

Disa shifra që të shqetësojnë, jo vetëm  për   pensionistët

 Evdal  NURI

1- “Nuk iu  lë pa gjë “, na gëzoi   Kryeministri para disa ditëve !  M’u duk se  foli  me përtesë. Sikur, fjalët i nxirrte  me vështirësi . Sikur, s’ia kishte qejfi .T’u jap ndonjë ‘kockë’ këtë vit mendoj , se jemi dhe në krizë  …!  

Kudo ,  në sportelet  deri dje   pyesnin  njëri –tjetrin . Do të ketë shpërblim sivjet ,por asnjeri s’jepte  përgjigje !                                                                                                                                   Së fundi një 3000-she. Pak për pensionistët,  aspak për administratën ! Tani diskutim tjetër. Po morëm kaposh , s’del  hesapi për të tjera shpenzime. Nëse do të mjaftohemi me një pulë, mundesh ta plotësosh tavolinën. Kjo kur janë dy se kur është një pensionist  vetëm pula  sade i mbetet !  Tani orë të tëra  për t’i marrë…… !  Jemi pak  si shumë,  663 000 .  Ky numër loz një rol të rëndësishëm  krijon , ose rrëzon qeveri ! Duhet pranuar se jemi keq . Jo nga pleqëria , por dhe ekonomia, shëndetësia, shtëpia e tjerë.  Do vij dita që do  t’na luteni , ashtu s’i jeni lutur,  me premtime të mëdha,  por  do të jetë vonë i Do të kujtojmë ç’keni bërë për   8-vjet  .

Në kafe me Pr. Dr. Hysen Kordhën  e  Abazin, kujtuam se  vitin e kaluar  s’mund të blinim  kaposh, por  një  pulë. Një vit më parë jo një kaposh në vit thoshim , por një thelë çdo ditë ! Bereqavers thoshim. Sivjet  do të zgjidhim midis pulës e kaposhit….. !  2-Disa shifra që të shqetësojnë, jo vetëm  për   pensionistët ! Një personi që jeton vetëm në Shqipëri  e  merr   120 euro në muaj ose rreth 16 mijë lekë ,  automatikisht është i varfër sipas përcaktimeve kombëtare të INSTAT për fenomenin e varfërisë i vlerësuar së fundmi ne një anketë të posaçme. Ndërsa një familje me katër persona konsiderohet e varfër nëse ka të ardhura 34 mijë lekë në muaj ose rreth 270 euro.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, 23 % e popullsisë së vendit ose 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.  Kjo është gjendja !                                                             Në Greqi për fund  viti japin 1000 euro. Në vendet e tjera  më tepër ! Do të ishte më e arsyeshme  që tek ne të jepesh një pension i trembëdhjetë , kur dihet se pensionet tek ne janë nga më të ultat jo në Evropë , por dhe në rajon !   Parashikimi ” i rritjes të pensioneve” me 2- 3%  është më pak se indeksim çmimi e jo rritje. Është e padrejtë  dhe kjo. Ai që ka pensionin 10.000 lekë me 3% , i rritet 300  lekë.  Ai që e ka 50.000 lekë  merr 1500 lekë.” Pra pesë herë më tepër pension e po kaq rritja !   Pra, kush e ka pensionin më të lartë do të ketë dhe shtesën e lartë ! Në fakt duhet të ndodhi e kundërta .  Keni  vite që na  jepni lëmosh.  Votat  ia u kemi dhënë, jo pak, por mbi 75 % e  pensionistëve  historikisht votat ia kanë dhënë të majtës. Kjo  për traditë, apo  nostalgji të së kaluarës, duke ndikuar dhe në familjarët. Të kuptohemi, shpresa vdes e fundit, por dhe besimi e durimi ka një kufi e diku vdes dhe ai !

Inflacioni ul pagën  reale

Kur norma e inflacionit rritet , niveli i jetesës ulet.  Ai ndikon në mënyra të ndryshme te njerëzit. Disa vuajnë dhe të tjerët përfitojnë. Nga inflacioni vuajnë njerëzit që jetojnë me të ardhura fikse, mbase çmimet rriten. Kjo çon në rritjen e kostos së jetesës. Për këtë arsye qeveria e ka për detyrë për të mbajtur të pandryshueshëm standardin e jetesës. Të paktën sa është  norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni rritet me 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese ai duhet të marri 21.000.  Kjo  nuk llogaritet na qeveria !

Po pagë nominale ?

Është  paga që marrim me lekë në dorë. Kuptohet sa më shumë të marrim aq më mirë do të jetojmë. Por kjo është relative. Ajo nuk përcakton standardin e jetesës. Edhe pse paga nominale  rriten çdo vit,  e ti ke më tepër lekë, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pagës  nominale..

Niveli i jetesës përcaktohet nga paga reale.

Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standardin e jetesës. Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse ti merr më tepër lekë.  Nga rritja e pensioneve tek ne përfitojnë  mbi  663000 pensionist.  Numri i të moshuarve në Shqipëri pritet të rritet më shumë se dyfish në  dhjetëvjeçarët  e ardhshme. Aktualisht pensionistët zënë mbi 24% të popullsisë. Kjo shifër tregon se Shqipëria po plaket !  Pensionistët, mbartës të një përvoje shumëvjeçare, profesionale e jetësore.    Ata kanë një përvojë  pozitive që i transmetohet të rinjve dhe i bën ata më të nderuar dhe respektuar nga gjithë shoqëria. Shumë të moshuar edhe pse janë jashtë procesit të punës, luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri.   Në këto kushte ata duhen përkrahur, ndihmuar, jo vetëm nga familja, por dhe nga shoqëria e sidomos nga shteti. Të majtët e quajnë veten parti e shtresave sociale . Vetëm të tillë s’po tregohen!                                                                                                                                     Në dialektikë funksionon një ligj sipas të cilit e reja e mohon të vjetrën , por nuk e asgjëson plotësisht, ajo merr pozitivet e të vjetrës e këto i çon përpara. Pra,  brezi i ri ka çfarë merr  nga pensionistët  Këto i ka për detyrë ta çoji më tej, ndryshe do mohohet zhvillimi    Ndoshta disa i quajnë të tepërt, harraq, të bezdisur, të rrjedhur, siç kemi dëgjuar lartë e poshtë, por kjo s’është e vërtetë. Pensionistët e sotëm kanë qenë arsimtarë, mjekë, oficerë, ekonomistë , punëtorë e inxhinierë të nderuar e respektuar që kanë drejtuar shkolla, ndërmarrje  e dikastere. Shumë nga ata kanë qenë profesorë e doktorë të shkencave.  Tani si mos më keq me një pension minimal !  Është e kuptueshme që pleqëria bën punën e saj ,por një i moshuar është mbartës i një përvoje shumë vjeçare profesionale  e shoqërore. Gjithmonë e më shumë sot po bëhet e domosdoshme të rritet interesimi i shoqërisë për të moshuarit.  Ata  kanë nevojë për një shërbim në  bazë e superstrukturë. Plakja është një fenomen shumëformësh, e në qoftë se vdekja është e paevitueshme,  kujdesi  për të moshuar është përgjegjësi e shtetit . Shoqëria e sotme është me e emancipuar. Humanizmi dhe mundësia ekonomike është në një shkallë më të lartë, prandaj për  këtë nënvleftësimin  do t’ju dënojnë brezat e ardhshëm.

Keni  vite që na  jepni lëmosh.  Votat  ia u kemi dhënë, jo pak, por mbi 75 % e  pensionistëve  historikisht votat ia kanë dhënë të majtës. Kjo  për traditë, apo  nostalgji të së kaluarës, duke ndikuar dhe në familjarët. Të kuptohemi, shpresa vdes e fundit, por dhe besimi e durimi ka një kufi e diku vdes dhe ai!                                                                                                                                  

Është e kuptueshme që pleqëria bën punën e saj ,por një i moshuar është mbartës i një përvoje shumë vjeçare profesionale  e shoqërore. Gjithmonë e më shumë sot po bëhet e domosdoshme të rritet interesimi i shoqërisë për të moshuarit.  Ata  kanë nevojë për një shërbim në  bazë e superstrukturë.                                                                                                                                  

 

Presin në radhë për pensionin ….!

S’kanë lekë për kafe,  ngrohen në Diell!

 

Por  kur të thonë , mbaruan lekët …..!?