Një tërmet ka rënë pak minuta më parë dhe është ndjerë në zonën e Tiranës dhe Elbasanit.
Epiqendra ka qenë 10 kilometër nga Elbasani dhe 31 nga Tirana.
Ndërkohë, raportohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në Maqedoninë e Veriut. Sakaq, lëkundjet kanë pasur një thellësi fokale 10 km.
Deri më tani nuk raportohet për dëme.





















