Largohet nga detyra drejtoresha e maternitetit “K.Gliozheni” Rubena Moisiu

571
Sigal

Rubena
Moisiu është larguar nga detyra e drejtoreshës së Spitalit Universitar
Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, pas pothuajse 13 vitesh në krye të
këtij institucioni. Largimi i saj nga kjo detyrë, vjen pas një muaji nga
ngjarja e rëndë e ndodhur në këtë maternitet, ku humbën jetën një grua
shtatzënë 35-vjeçare, dhe foshnja e saj 8-muajshe që pritej të vinte në jetë.

Sakaq në krye të maternitetit “Koço Gliozheni” është
emëruar Arben Rrugia, mjek obstetër-gjinekolog.