Gjalpi i shtëpisë duhet të qëndrojë në ngrirje. Ja pse!

134
Sigal

Nëse jeni dikush që pëlqen të gatuajë dhe të përdorë shumë gjalp (praktikisht një pjesë e mirë e familjeve shqiptare), atëherë duhet të vazhdoni të lexoni.

Kur bëhet fjalë për gatime si një tost i lyer me gjalp apo diçka e ngjashme, gjalpi mund të qëndrojë në temperaturë dhome.

Ndërkohë, ushqime si biskotat, apo ëmbëlsira të tjera që kërkojnë gjalp, duhet të gatuhen me gjalp vërtet të ftohtë.

Besojeni ose jo, mbajtja e gjalpit në frigorifer, mund të jetë arsyeja që do i bëjë gatimet tuaja më të mira.

Gjalpi mund të qëndrojë në ngrirje për mrekulli, pasi shija dhe tekstura e tij nuk ndryshojnë edhe pasi të jetë ngrirë.

Nga ana tjetër, gjalpi mund të mos jetë më aq i mirë për t’u përdorur nëse e mbani gjatë në frigorifer dhe s’e përdorni shpesh, por gjithsesi, ruajtja e tij në frigorifer, i rrit jetëgjatësinë.

Nëse shqetësoheni se duhet ta shkrini gjalpin e ngrirë për ta përdorur, ka disa arsye pse as ky nuk është një problem.

Kur gjalpi është i ngrirë, bëhet vërtet e lehtë për t’u gdhendur. Nëse nuk e doni të ngrirë, ai merr për pak minuta temperaturën e dhomës. Nëse ju duhet për një tost, ju mund ta grini atë në copëza mbi bukë dhe do të shihni që do të shkrihet shumë shpejt.

Gjalpi i shtëpisë duhet të qëndrojë në ngrirje. Ja

Nëse ju pëlqen të gatuani ëmbëlsira, përdorimi i gjalpit të ngrirë është edhe një truk i shkëlqyer për të imituar “fraisage”, metodën tradicionale të ëmbëlsirave. Kjo teknikë përdor thembrën e dorës për të gatuar ose për të “rrafshuar” të gjitha gungat e brumit të embëlsirave dhe për t’i sjellë ato në madhësi të vogla me një brum të lëmuar.

Gjalpi i shtëpisë duhet të qëndrojë në ngrirje. Ja

Kur grini gjalpin tuaj të ngrirë, nuk keni pse ta bëni tërë atë përpjekje shtesë, pasi gjalpi do të jetë tashmë në copa të vogla, të holla, të shpërndara në të gjithë brumin.

Duke pasur copa të dobëta të gjalpit të shpërndara mirë brenda brumit, ju do të krijoni shumë “xhepa” të gjalpit, të cilat bëjnë që brumi të fryhet pasi nxehtësia ta godasë në furrë.

Si përfundim, do të keni ëmbëlsira të buta dhe të shijshme.

Pra, për çdo rast, mbani pak gjalp të ngrirë në frigoriferin tuaj.