Kufiri ditor i konsumit të kripës këshillohet të mos i kalojë 5 gramë. Por, duke qenë se kripa fshihet në shumë ushqime, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për ta respektuar këtë kufi.
Por, duke qenë se kripa fshihen në shumë ushqime, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për ta respektuar këtë kufi.
Salca e sojës
Ky përbërës, i cili përfshihet shpesh edhe në receta shumë të shëndetshme, edhe nëse nuk përmban shumë pak kalori, është një ushqim me përmbajtje të lartë kripe!
Salmoni i tymosur
Shumë njerëz e pëlqejnë salmonin e tymosur, por ai ka të mirat dhe të “këqijat” e veta. Edhe pse është një ushqim me vlera të larta ushqyese, duhet përmendur se ka edhe një përqendrim të lartë i kripës, rreth 1880 mg për 100 gram ushqim.
Djathi i dhisë
Me 1200 mg natrium for 100 gram, një djathë i bërë nga qumështi i dhisë, me të drejtë mund të llogaritet ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë të kripës.
Proshuta krudo
Kjo lloj proshute e papërpunuar edhe pse shumë e shijshme, përmban sasi të larta kripe. Rreth 2578 mg natrium për 100 gram ushqim.
Midhjet
Edhe midhjet janë natyralisht të larta në natrium. Ky ushqim shumë i dashur në mbarë botën, mund të themi se mban rekordin për sa i përket përmbajtjes së kripës në kategorinë e këtyre ushqimeve.
Mishi i viçit
Mishi i viçit, i ndjekur nga ai i derrit, zë vend e parë në kategorinë e tij. Ata që ndjekin një regjim të ulët me natrium duhet ta konsumojnë atë me moderim.
Shpargu
Shpargu ka një përqindje të rëndësishme të natriumit midis kategorisë së perimeve.