Largimi i shqiptarëve, Civici zbulon prirjen e “frikshme” tek të rinjtë

337
Sigal

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, thotë se emigracioni i ka rrënjët që në vitet ’90 por sot ky fenomen shfaqet me karakteristika të tjera. Ai nënvizoi se aktualisht nuk po largohen vetëm të varfrit por janë edhe shtresat e mesme dhe ato të larta, të cilat kanë një arsimin të caktuar.

“Fillimisht ishte migracioni në kërkim të lirisë në vitit ’90, pastaj emigracioni për shkak të ngjarjeve të ’97-98, ndërsa tani kemi të bëjmë me një emigracion të një lloji të veçantë, ku dominojnë moshat e reja, për më tepër janë moshat 20-30 vjeçare. Karakteristikë e dytë është që nuk largohen masivisht vetëm varfrit, por po largohen shtresa e mesme, por deri diku edhe shtresa e pasur. Nuk është arsyeja vetëm ekonomike. Ka një arsye të përgjithshme se emigracioni tani është më i lehtë. Pjesa e madhe e atyre që ikin kanë një mbështetje. Shumica ikin edhe për një arsim dhe për një shëndetësi më të mirë, por edhe për një pagë më të mirë”, tha ai në ”euronews”.

Profesori Civici tregoi një fenomen shqetësues, ku sipas tij shumë të rinj nuk janë të interesuar për të vijuar shkollimin në Shqipëri. ”Ne bëjmë takime me gjimnazistët për t’ju ofruar ofertat universitare dhe ka dy tre vjet që është fakti se pjesa më e madhe e tyre nuk janë fare të interesuar se ku do shkojnë në universitet, sepse kur bisedohen me ta, të thonë se do ikin jashtë. Ne kemi humbur me milionë muaj shkollim, që i mungon Shqipërisë me këta njerëz që kanë ikur. Mbi të gjitha nuk gjen optimizëm”, shtoi më tej Civici.