Lajm i mirë nga Lezha/ Shërohen tre persona, mes tyre infermierja dhe sanitarja

314
Sigal

Infermierja, sanitarja e spitalit, si dhe një tjetër person nga Lezha, që ishin edhe rastet e para të konfirmuara në këtë qytet janë shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë me dije Spitali i Lezhës ku bën me dije gjithashtu se nuk ka raste të konfirmuara në këtë qytet.

Spitali i Lezhës i bën thirrje qytetarëve të vazhdojmë të respektojmë me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.

Reagimi i Spitalit të Lezhës:

Lajm i mirë

Testimet e ditëve të fundit konfirmojnë shërimin e 3 rasteve të para të prekura nga COVID-19 në Lezhë. Mes tyre edhe infermierja dhe punonjësja e shërbimit mjedisor të spitalit tonë.

Nuk konfirmohen raste të reja në testimet e realizuara.

Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, bëjmë thirrje të vazhdojmë të respektojmë me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.

Me përgjegjësi dhe solidaritet së bashku drejt fitores!