Skandali i publikimit të të dhënave, prokuroria merr vendimin për serverin e AKSH

285
Sigal

Publikimi i listave me pagat e më shumë se 630 mijë qytetarëve, ka ngjallur reagime të shumta në Shqipëri. Shumë prej ekspertëve e konsiderojnë këtë si një shkelje të rëndë të privatësisë të individit ndërsa mëngjesin e sotëm prokuroria mori nën hetim serverat e Agjensisë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit.

Ndërsda vendimi përfundimtar i marrë lidhur me këtë çështje është sekuestrimi i të gjithë serverave të AKSH dhe të tatimeve në Republikën e Shqipërisë.

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha se rrogat e larta të publikuara vinin si pasojë e metodave të përdorura për pastrimin e parave në Shqipëri.