LAJM I FUNDIT/ Shkojnë për të hedhur rrjetat, zhduken dy peshkatarët në Vjosë

518
Dy peshkatarë janë zhdukur në ujërat e lumit Vjosë dhe dyshohet se janë mbytur. Sipas informacioneve të para, Lorenc Doko 32 vjeç dhe Elson Kerri, 37 vjeç kanë dalë mbrëmjen e kaluar për të hedhur rrjetat në grykëderdhjen e Vjosës dhe që prej atij momenti kanë humbur kontaktet me familjarët.
Dy burrat kishin dalë në grykëderdhjen e Vjosës me një varkë të vogël, nga po hidhnin rrjetat për të peshkuar.

Peshkatarët e tjerë kanë parë momentin kur ata ranë në ujërat e Vlorës dhe menjëherë sinjalizuan policinë.

Njëri nga peshkatarët është nga fshati Dellinj dhe tjetri nga fshati Delisuf. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nga momenti në moment pritet të nisin kërkimet nga polumbarët.
Sigal