LAJM I FUNDIT/ Koronavirusi shpallet pandemi

447
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur zyrtarisht pandeminë për shkak të koronavirusit.

Numri i të infektuarve në mbarë botën është rritur në javët dhe ditët e fundit, duke detyruar OBSH-në të shpallë se bota po lufton me një pandemi.

Vendi më i goditur në Europë është Italia me mbi 630 të vdekur nga virusi.

Në vendin tonë, deri në këto momente, janë infektuar 11 persona me koronavirus dhe ka ndërruar jetë një grua në qytetin e Durrësit.

Qeveria ka vendosur të mbyllë institucionet arsimore për dy javë dhe të gjitha vendet ku ka grumbullim njerëzish, përfshirë klubet, baret, palestrat, diskot, etj, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Vijon…