LAJM I FUNDIT/ Goditi me sende të forta një person për t’i marrë portofolin, arrestohet autori (EMRI)

246
Sigal

Në Divjakë u arrestua për vjedhje me dhunë shtetasi Edmond Gjini

Divjakë

I mori portofolin me dhunë 56-vjeçarit, duke e goditur me sende të forta, Policia identifikon, kap dhe arreston autorin.

Pas marrjes së denoncimit nga shtetasi Ll. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, se një shtetas i kishte marrë me dhunë portofolin me një sasi parash, duke e goditur me sende të forta deri në humbjen e ndjenjave, menjëherë shërbimet e Policisë Divjakë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E. Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të parave që autori i ka vjedhur me dhunë 56-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.