Laborator kokaine e fishekë luftarakë, shkatërrohen katër banda krīminale në Korçë, arrestohen 57 trafikantë

318
Sigal

Policia e Korçës ka shkatërruar katër grupe krīminale në fushën e narkotikëve, duke arrestuar 57 persona dhe shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar kanabīs, kokaīnë, laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike, fara kanabīsi, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “LIMIT”, si rezultat i të cilit u shkatërruan 4 grupe krīminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 57 persona dhe u shpallën në kërkim 8 të tjerë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar kanabis, kokaīnë, laboratorë për kultivimin e bimëve narkotike, fara kanabīsi, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjësuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me DVP Korçë, është kapur një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Vihet në pranga 40-vjeçari K. H., pjesë e njërit prej 4 grupeve të strukturuara krīminale, i cili për qëllime përfitimi të grupit në të cilin bënte pjesë, transportonte emigrantë të paligjshëm, duke iu premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, si dhe merrej edhe me trafikimin e lëndëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, si edhe me Forcat e Posaçme Operacionale pranë DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë krīminale dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë të shpallur në kërkim, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore dhe falë koordinimit të veprimeve, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim K. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kurilë, Devoll.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krīmet e Rënda në Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i strukturuar krīminal” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.