Ky qe shihni ne foton me poshte eshte Edvin Gjyli, ish-inspektor i Krimeve te Renda ne policine e Elbasanit, qe iu dogj makina, teksa e kishte te parkuar.
Emri i tij nuk eshte i panjohur. Ai u pezullua nga detyra, me akuzen se bashke me tre efektive te tjere nxorën sekretin hetimor të zbulimit të arsenalit të armëve në Papër të Elbasanit.
Një ditë pas zgjedhjeve lokale, që korrespondonte edhe me një atentat me armë zjarri ndaj dy vëllezërve në Elbasan, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë, Policia zhvilloi një operacion, duke zbuluar një arsenal armësh.
Një njësi e repartit special RENA dhe policia lokale në një magazinë në Papër të Elbasanit, gjeti dhe sekuestroi disa armë zjarri.
Burime të rezervuara nga Policia thanë aso kohe se u bllokuan 7 automatikë, 5 pistoleta, dylbi, fishekë dhe një automjet fuoristradë.

Pasi lajmi u publikua në media, nisi ecuria disiplinore për 4 oficerë. Arsyetimi: Kanë dekonspiruar operacionin. Çështja nuk mbeti vetëm me kaq, pasi pas kesaj Ministria e Brendshme njoftoi se SHÇBA ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që kishte caktuar masat “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 punonjës Policie në nivel drejtues.
Konkretisht, Gjykata ka marrë këtë vendim për Bilal Semanajn, shef i Komisariatit të Cërrikut, Albion Xhitozin, shef i Krimeve në Komisariatin e Cërrikut, Edvin Gjylin, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Elbasanit dhe Eduart Hasanin, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Elbasanit.
Në këtë mënyrë, operacioni sekret, që zbuloi arsenalin e armëve, bëri “kurban” 4 oficerë Policie.