Kuvend/ Miratohet projektligji për koncesionet dhe partneritetin publik-privat

29
Sigal

Sapo ka nisur votimi për të gjitha projektligjet dhe ndryshimet e propozuara, pjesë e seancës së sotme.

Është miratuar me 70 vota pro dhe 44 vota kundër, projektligji për koncesionet dhe partneritetin publik-privat.

Aktualisht po vijon me votimin e projektligjeve të tjera.

Më i shumëprituri është votimi për ndryshimet në ligjin për amnistinë penale.