Tender 300 milion lekë për servise makinash. Nikolla ja kalon Ramës
“Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, Kuvendi dhe KLP ka nevojë për servise mjetesh me vlerë 300 milion lekë”
“Luksi i qeveritarëve nuk ka limit! Lekët e popullit shpërdorohen për rehatinë e automjeteve”
Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit bëhen bashkë, duke qëndruar me një mendje dhe madje me të njëjtat kërkesa dhe dëshira. Të dyve u janë prishur, makinat dhe kanë nevojë për servis a thua i kanë përdorur njëkohësisht. Madje në të njëjtën datë i është bashkuar edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi. Treshja ka hapur garë secili për llogari të institucionit, që drejton dhe në total do të shpenzohen rreth 300 milion lekë për mjetet. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka hapur procedurën e prokurimit tender i hapur i thjeshtuar me vlerë 70 milion lekë. Objekti i kësaj gare të hapur është: shërbime servisi dhe pjesë këmbimi për automjete. Numri i referencës i përkon –74362-07-05-2023. Kjo drejtori e varur drejt për drejt nga Kryeministri Edi Rama.
Por edhe Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Lindita nuk mbetet mbrapa. Kuvendi ka hapur një tender me vlerë 150 milion lekë pa TVSH, me objekt RIPARIM -MIRËMBAJTJE E AUTOVETURAVE TË MARKAVE TË NDRYSHME, MARRËVESHJE KUADËR (24 muaj ) ” E ndarë në 2 Lote. Loti i parë: Riparim-mirëmbajtje e veturave të Titullarit të Kuvendit (Mercedes Benz). Loti i dytë: Riparim-mirëmbajtje e autoveturave të markave të ndryshme Hyundai, me numër. Numri i referencës së procedurës/lotit REF -74190-07-04-2023. Fondi limit/ Vlera e pritshme e totale e MK është deri në 8.594.475 ( Tetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa TVSh, e ndarë sipas 2 loteve si më poshtë: Vlera e pritshme e MK për Lotin I: Riparim-mirëmbajtje e veturave të Titullarit të Kuvendit (Mercedes Benz) është deri në 3.903.107 ( tre milion e nëntëqind e tre mijë e njëqind e shtatë) lekë pa TVH. Vlera e pritshme e MK për Lotin II: Riparim-mirëmbajtje e autoveturave të markave të ndryshme Hyundai është deri në 4.691.368 (katër milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë pa TVSh 7. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shpesh herë e ka të vështirë të drejtojë seancat e zhurmshme parlamentare, por tenderët “i qep” në qetësi duke rrëshkitur nga buxheti i shtetit miliona lekë.
Kuvendi në mënyrë të vazhdueshme “shkërmoqet” në luks e pushtet Përpos investimeve në blindimin e dyerve e dritareve të Kuvendit dhe investimeve në teknologji, Byroja e Kuvendit të Shqipërisë shpenzoi e 170 milionë lekëve në vitin 2020, për të blerë tri automjete dhe 60 milionë lekë në 2021 për të blerë dy automjete. Në vitin 2017 janë blerë 3 autovetura me një vlerë totale 94 milionë lekë; Në vitin 2018 janë blerë 4 autovetura me një vlerë totale 350 milion lekë; Për vitin 2019 është vendosur nga Byroja, përdorimi i 180 milionë lekëve për blerje autoveturash (nga 380 milionë lekë të akorduara nga buxheti), me të cilat është planifikuar të blihen 5 autovetura; Në vitin 2019 janë bërë kalime kapitale 8 autovetura, me vlerë fillestare 235 milionë lekë dhe vlerë të mbetur zero lekë; Si rezultat i këtij projekti, në Kuvend nuk do të ketë autovetura të viteve para 2012″, thuhet më tej në dokumentin e Byrosë së Kuvendit.
Shi rrushi rrushin dhe piqu i thotë populli, gjithashtu edhe Kryetarit të KLP i është dëmtuar makina. Dhe për këtë arsye është hapur tenderi me vlerë 40 milion lekë pa tvsh. KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË ka hapur garën për Procedurë e hapur e thjeshtuar- Mall” prokurim elektronik 3. Numri i referencës së procedurës /Lotit: REF-73993-06-30-2023. Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: “Blerje automjeti” për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për vitin 2023 5. Fondi limit 4,166,666.67 (katër milion e njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë pikë gjashtëdhjete e shtatë ) lekë pa TVSH. 6. Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e nënshkrimit të kontratës 7. Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: 13/07/2023 (d/m/v) ora 12:00.



















