‘Kush nuk zbaton protokollin në zonat turistike, gjobitet me 700 mijë lekë’

334
Sigal

Është zbardhur akti normative për mbrojtjen e turizmit i cili mban firmën e dy ministrave; atij të Brendshëm dhe të Shëndetësisë.

Sipas këtij protokolli, bizneset turistike që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen e turistëve nga përhapja e infeksionit të COVID do të gjobiten me700 mijë lekë. Në rast përsëritje, do t’u mbyllet aktiviteti deri në një kohë të pacaktuar.

“Nëpërmjet këtij akti normativ parashikohet të penalizohen subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, me dënimin me gjobë 700 000 (shtatëqind) mijë lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse, duke synuar kështu të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve nga infeksioni Covid-19 si edhe mjedisi”, shkruhet në relacionin e aktit normativ të depozituar në Kuvend.