Gomonet dhe Jet-ski të pronarëve të lokaleve në bregdet përdoren për të transportuar e shpëndarë drogë

70
Sigal

 

Pronarët dhe administratorët e motorave të ujit dhe mjeteve sportive, nuk janë lejuar të dalin në det gjatë këtyre ditëve, në kuadër të masave të marra për sigurimin e perimetrit për mbrojtjen e pushuesve në bregdet. Ndalimi ka ardhur pas ngjarjes ku mbeti e vrarë një pushuese 7-vjeçare, e cila humbi jetën nën helikat e fuqishme të motorit të një skafi. Por janë pikërisht këta skafe të fuqishëm, të cilët mbahen në breg të detit jo për xhirot e pushuesve aventurierë, pasi nga ky aktivitet nxirret shumë pak fitim, por për një arsye krejt të errët. Skafet dhe jet-ski përdoren për të transportuar dhe shpërndarë lëndën narkotike si drejt anijeve, kroçerave, jahteve, por edhe turistëve në lokalet në bregdet. Por pse askush nuk flet për këtë fenomen shqetësues në plazhet e Shqipërisë? Kush është implikuar dhe sa? Shqipëria është bërë një prodhuese e lëndëve narkotike në sasi të mëdha. Këtë e tregojnë edhe vlerat e sasive, të cilat arrin të sekuestrojë policia, 1 ton marijuanë në det dhe qindra në kufijtë tokësorë, ndërsa flitet për mijëra hektarë tokë të mbjellë me bimë narkotike, të cilat evidentohen në aksione të here pas herëshme të Policisë. Pronarët e skafeve dhe jet-ski kanë protestuar kundër bllokimit të këtyre mjeteve dhe për shkak se nuk kanë marrë përgjigje nga drejtoritë vendore të policisë kufitare në qytetet bregdetare ku ushtrojnë aktivitetin; janë paraqitur në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit ku është premtuar një zgjidhje e situatës në një kohë të afërt. Pronarët e mjeteve lundruese pretendojnë se janë taksa pagues të rregullt dhe respektojnë edhe rregullat e vendosura për lundrimin e mjeteve sportive ujore. Por pikërisht në këtë aksion të bllokimit të mjeteve lundruese u arrit të finalizohej operacioni ku u sekuestrua 1 ton drogë, rastësi vallë? Sasia e lëndës narkotike u seksuestrua kur ndaj këtyre mjeteve lundruese, të cilat ishin jashtë çdo kontrolli u aplikua ‘llogaridhënie’. Në fakt këto mjete të bllokuara duket se kanë penguar punët e rëndësishme të trafikantëve të narkotikëve, pasi tani është koha kur puna është në kulmin e saj, kur të rinjtë e të rejat edhe shenjestrat e shpërndarësve të drogës janë ende në lokalet pranë plazhit.