Protesta e shoqërisë civile, reagon Presidenti Meta: Dhuna e papranueshme, kremtimi më i shëmtuar i Ditës së Europës

348
Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka reaguar për dhunën e ushtruar sot gjatë protestës së shoqërisë civile në Sheshin Skëndërbej.

Ndërsa kryeministri Rama mbante një konferencë në selinë e BE-së, me ambasadorin Soreca për Ditën e Europës në sheshin Skënderbej zhvilloheshin përplasjet. Presidenti Meta thotë se pikërisht dhuna e ushtruar ndaj aktivistëve është kremtimi më i shëmtuar i Ditës së Europës.

E drejta për të protestuar gatantohet nga Kushtetuta tha Meta edhe në kushtet e fatkeqësisë natyrore.

STATUSI I PLOTE

Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës , që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.

E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.

Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet.
ZËRI I QYTETARËVE DUHET DËGJUAR!