Kush është shqiptari që po kërkohet nga policia greke pas përdhunimit të 34-vjeçares

393
Sigal

Policia e Korfuzit është venë në kërkim të 47-vjecarit Dhimitri Aspioti, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një 34-vjeçareje shqiptare për 48 orë.

34-vjeçarja u gjet më pas në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi. Denoncimi për zhdukjen e saj u bë nga burri i saj 32-vjeçar, i cili tha se u zgjua në mëngjes por nuk gjeti në banesë bashkëshorten.

Ai tha për policinë se një natë më parë ishin takuar me Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masen e detyrimit për paraqitje dhe ndalim dalje nga Korfuzi.

Aspioti në 2012 u dënua me 52 vjet heqje lirie për perdhunimin e 6 të rinjve britanikë në vitin 2010 dhe mori nga media britanike nofkën “dragoi i Kavos”, por u lirua në nëntor 2019 duke shfrytezuar një ligj të kohës në Greqi.