Vendimi mbi Teatrin Kombëtar, Pollo: BE në Shqipëri të pozicionohet qartë

312
Sigal

Pas vendimit mbi kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe deklaratave të kryebashkiakut Veliaj mbi ndërtimin e teatrit të ri, Genc Pollo ka kërkuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri një pozicionim të qartë mbi këtë vendim arbitrar të qeverisë dhe bashkisë.

Përmes një postimi në Twitter, Pollo thotë se një hap tjetër i dobishëm, do ishte një pozicionim më i qartë i BE-së në Shqipëri mbi Teatrin Kombëtar, pasi vendi duhet të fokusohet te 15 kushtet e integrimit dhe nuk na nevojiten kushte të tjera.

Postimi i plotë:

Një hap tjetër i dobishëm nga @EUinAlbania do të ishte një pozicionim më i qartë mbi #TeatrinKombetar

Komisioneri @OliverVarhelyi me të drejtë tenton të restaurojë kredibilitetin e procesit të zgjerimit të #BE

Duhet të fokusohemi tek #15Kushtet Nuk na nevojiten kushte të tjera!