Kursi i këmbimit/ Leku fiton terren ndaj dollarit e euros, forcohet paundi dhe franga

251
Sigal

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të Mërkurën, leku fitoi terren ndaj dollarit amerikan dhe monedhës së gjelbër europiane, ndërsa u dobësua kundrejt frangës zvicerane dhe paundit britanik.

Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet 101,99 lekë ose 0,03 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha europiane humbi 0,04 pikë dhe këmbehet me 123,65 lekë.

Paundi britanik forcoi pozitat me 0,83 lekë dhe këmbehet me 140.09 lekë, ndërsa franga zvicerane me 0,12 lekë dhe këmbehet në kotën e 114,89 lekëve.