OBSH nis investigimin mbi Covid-19/ Të afërmit e viktimave në Kinë: Autoritetet po na mbyllin gojën me zor

227
Sigal

Të afërm të viktimave të Covid-19 në Wuhan thonë së autoritetet kineze u kanë bllokuar llogaritë në rrjetet sociale dhe po i bëjnë presion që të mos tregojnë asgjë teksa skuadra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka nisur hetimin mbi orgjinën e virusit. Shumë familjarë janë bashkuar për të kërkuar që të mbahet përgjegjësi nga qeveria kineze për mënyrën se si u përballua situata me koronavirusin.

Sipas disa dëshmive të të afërmve të viktimave, të shpërndara nga qytetarë të tjerë në rrjete sociale, presioni i autoriteteve është rritur veçanërisht pas vëzhgimit të skuadrës së OBSH-së. Një platformë në të cilën ishin regjistruar 80-100 familjarë të viktimave të personave të prekur me Covid-19 është zhdukur ditët e fundit dhe sipas njërit prej anëtarëve, Zhang Hai kjo tregon se qeveria kineze është nën trysni dhe po përpiqet të fshehë diçka.