Kultivonin lëndë narkotike në Himarë, e pësojnë dy autorët

Policia e Vlorës ka arrestuar 30-vjeçarin të shpallur në kërkim me akuzën për kultivim të lëndëve narkotike në territorin e Bashkisë Himarë.

Sipas burimeve, i arrestuari me iniciale A.N ishte banues në Delvinë dhe në bashkëpunim me shtetasin R.B kultivonin kanabis dhe e shisnin atë.

Sigal

R.B është arrestuar ditë më parë nga autoritetet lokale. Prokuroria po vijon hetimet deri në një vendim përfundimtar për dy autorët.