Inceneratorët, Kryemadhi: Urdhër arrestet për Lefter Kokën dhe të tjerë që në shtator, pati ndërhyrje për t’i ndaluar

274
Sigal

Në një emision kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se urdhër arresti për ish-ministrin Lefter Koka dhe disa persona të tjerë ishin prerë që në shtator por ndërhyrjet nga qeveria bënë që ajo të shtyhej në dhjetor. Kryemadhi këtë e lidh me heqjen dorë nga mandati të Lefter Kokës dhe nga informacionet që sipas saj ka.

Shpresoj që çështja e inceneratorëve të mos jetë përdorur për të shmangur vëmendjen nga situata politike në të cilën gjendët sot gjithë politika shqiptare edhe opozita por edhe mazhoranca. Duke pasur parasysh që tërheqja nga mandati e zotit Koka që në shtator, a ka ndërhyrë politika ka ndërhyrë mazhoranca për të zvarritur këtë proces të investigimit të inceneratorëve nga shtatori deri sot në dhjetor, për ta spostuar dhe për ta lënë në vend apo u përdor për shfryrë situatën që ndodhte në jetën e përditshme politike në Shqipëri. Në dijeninë time fletëarrestet kanë qenë që në shtator për shumë të tjerë por ka pasur një zvarritje nga qeveria, ndërhyrje, spostime për ta bërë që të mendohet që do të vijë situata do të harrohet.

Nëse në dijeninë ka pasur fletë arreste të tjera pse u ekzektua vetëm ky i zotit Koka?

Kam përshtypjen, që kjo është një situatë enigmë të cilën e zgjidh vetëm SPAK-u. SPAK-u duhet të tregojë nëse këto fletëarrestet e tjera janë lënë në sirtar dhe është përdorur vetëm arrestimi i zotit Koka për të bërë balancimin midis 11 dhjetorit dhe 18 dhjetorit.