Kuçovë, Felaj: “Premtojmë punësimin e të rinjve të diplomuar!”

1105
Sigal

Flet për “Telegraf”, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj

Deputetja Ermonela Felaj vijon takimet në rrethin e Kuçovës. Në të gjitha takimet kandidatja për deputet ka gjetur mbështetjen të madhe të elektoratit dhe në veçanti ka marrë një përkrahje të konsiderueshme edhe nga të rinjtë. Felaj ka zhvilluar disa takime me të rinjtë e komunave dhe të qytetit të Kuçovës, ku ka marrë premtimet e tyre se votat do të shkojnë për Partinë Socialiste pasi programi i saj për të rinjtë është shumë herë më i mirë dhe me perspektivë të madhe për të ardhmen e tyre. Felaj u ka premtuar të rinjve se të gjithë ata që do të mbarojnë shkollat e larta dhe do të marrin diplomat do t’u gjendet puna. “Ne si qeveri socialiste do t’i garantojmë të gjitha të rinjve që mbarojnë studimet se sipas profileve që ata kanë mbaruar studimet do t’u gjendet puna. Mjeku nuk do të punojë kamerier apo  mësuesi nuk do të punojë në supermarketet e Tiranës, por do të shkojë mësues në shkollë për t’u dhënë mësim nxënësve. Ky është program i PS, që kush përfundon studimet, do të filloj punë sipas profilit”, -tha në një prononcim për “Telegraf”, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste. Gjithashtu, në takimet që ka patur në Komunën e Perondisë dhe në fshatin Tapi me të rinjtë i kanë premtuar deputetes se nuk do të përsëritet më gabimi që u bë në zgjedhjet vendore, ku kjo komunë nga rozë u bë blu. Kjo jo për faj të tyre, por për faj të drejtuesve të Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore. Në këtë takim Felaj është shprehur se, të rinjtë nuk i peshkon dot Sali Berisha me mashtrimet e tij. “Ne jemi të gjithë prezentë, ku shumë studentë sa kanë mbaruar studimet në profilet e ndryshme që kanë zgjedhur dhe nuk kanë gjetur punë. Ata punojnë si kamerier në Tiranë apo qytete të tjerë të vendit, ky veprim nuk do të përsëritet më pas 23 Qershorit”, ka thënë Felaj. Në takimet me të rinjtë e qytetit të Kuçovës ka qenë i pranishëm edhe aktori i “Portokallisë” me origjinë nga Kuçova, Rezart Veleshnja.