Kthjellime paradite, vranësira pasdite, si parashikohet moti për sot, rriten temperaturat

183
Sigal

Shqipëria pritet të dominohet nga një mot i qëndrueshëm dhe me kthjellime. Gjatë gjithë paradites do të kemi intervale të gjata me kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin tonë.

Por, në pjesë e dytë të ditës, parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.