Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë: Shprehim protestën tonë për dëbimin e diplomatëve rusë

784
Shprehim protestën tonë të fortë lidhur me vendimin e disa vendeve-anëtare të BE-së dhe NATO-s për dëbimin e diplomatëve rusë
E shohim këtë veprim si një akt jomiqësor i cili nuk përputhet me objektivat dhe interesat për të zbardhur arsyet dhe për të identifikuar përgjegjësit e incidentit të ndodhur më 4 mars 2018 në Salisbury. Ky gjest provokues i solidaritetit famëkeq me Londrën nga ana e këtyre vendeve, të cilët i ndoqën verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturën “çështje Skripal” dhe as nuk u përpoqën t’i merrnin vesh rrethanat e ngjarjes, përbën vazhdimin e linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës.
Duke ngritur akuza të pathemelta kundër Federatës Ruse në mungesë të shpjegimeve se çfarë ka ndodhur, dhe duke refuzuar një bashkëpunim konkret, autoritetet e Britanisë së Madhe de facto kanë mbajtur një qëndrim të paragjykuar, të njëanshëm dhe hipokrit.
Fjala bëhet për një atentat ndaj jetës së shtetasve rusë në territorin e Britanisë së Madhe. Pala ruse, pavarësisht kërkesave tona të përsëritura ndaj Londrës, ende nuk ka marrë asnjë informacion përkatës. Asnjë të dhënë objektive dhe shteruese nuk kanë as aleatët e Britanisë së Madhe, të cilët po e zbatojnë verbërisht parimin e unitetit euroatlantik në dëm të gjykimit të shëndosh, rregullave të dialogut të qytetëruar ndërshtetëror dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. Kuptohet vetvetiu se ky hap jomiqësor i ndërmarrë nga grupi i vendeve në fjalë nuk do të kalojë pa u vënë re dhe ne do të reagojmë ndaj tij.
Sigal