Kthjellime dhe vranësira të pakta, si do të ndryshojnë temperaturat sot

258
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 5/19 Diell

Kukës 3/12 Diell pak re

Lezhë 4/18 Diell

Dibër 1/13 Diell pak re

Durrës 8/21 Diell

Tiranë 9/22 Diell

Elbasan 6/22 Diell

Berat 5/22 Diell

Vlorë 9/22 Diell

Korçë 1/12 Diell pak re

Gjirokastër 1/19 Diell

Sarandë 6/22 Diell.