Shembet sërish ura e Vanës në Delvinë, kamioni ngelet në “ajër” në tentativën për të kaluar

110
Sigal

Ura e Vanës në Bashkinë Delvinë është rrëzuar përsëri.

Ndryshe nga dy herët e kaluara kur ura u rrëzua për shkak të reshjeve, ditën e sotme pjesa metalike e urës është rrëzuar në kohën kur mbi urë po kalonte një kamioçinë.

Nuk dihet ende nëse bashkia Delvinë do të marrë masa serioze në lidhje ne këtë urë e cila herë pas here shkatërrohet dhe vë në rrezik jetën e njerëzve që e përdorin për të kaluar.