Kthjellime dhe rrebeshe shiu në këto zona, si do të ndryshojnë temperaturat sot

126
Sigal

Java nis me temperatura të larta.

Sipas MeteoAlb, vendi ynë, mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore duke sjellë rrebeshe shiu në veri-verilindje të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 32°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.