Rikonstruktohen kabina, disa rrugë të Tiranës do të mbesin pa energji elektrike

183
Sigal

OSHEE njofton qytetarët e Tiranës se për gjashtë orë e gjysmë disa rrugë në kryeqytet do të jenë sot pa energji elektrike për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave.

Sipas OSHEE në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, sot datë 14 qershor do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:30-16:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë:

Rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho”.