Ktheu shtëpinë në laborator droge, arrestohet fieraku

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 53 vjeçar i cili kishte kthyer banesën e tij në Laborator drōge.

Ndalimi i tij është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Laboratori”, i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drōgë.

NOA

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni më parë ishin arrestuar dy autorë të dyshuar, dhe u proceduan penalisht tre elektricistë.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni antidrōgë i koduar “Laboratori”.

Shkon në 3 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe ndalohet pronari që kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drōgë, i cili ishte shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

A.K., 53 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Në datën 01.05.2020, Policia e Fierit zbuloi një laborator që ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 autorë të dyshuar, u shpallën në kërkim 2 të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektricistë.

Ditën e sotme u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të shpallur në kërkim, i cili kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drōgë.

Vijon puna për kapjen e autorit tjetër që është shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.