Kryemadhi: Jam për mbylljen e shkollave, mësimdhënia me klasa të dedikuara

344
Sigal

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prononcim mediatik, ka folur mbi mundësinë e mbylljes së vendit në një karantinë të dytë. Ajo tha se është kundër mbylljes së vendit por pro mbylljes së shkollave. Shkollat duhet të mbyllen tha ajo dhe mësimdhënia duhet të bëhet në klasa të dedikuara për të garantuar shëndetin e nxënësve dhe mësuesve.

NOA

Jeni për lockdown të ri?
Unë jam për locdoën e shkollave. Në një diskutim që kemi pasur për arsimin, mbyllja e shkollave nuk ka të bëjë me programe politike, por duhet të ketë njerëz të përgatitur. Fëmija i klasës së parë duhet të mësojë abetaren, gjuhën shqipe, 2+2 bëjnë katër. Ne kemi bërë një propozim, kemi filluar ta diskutojmë dhe me mësues. Sot sistemi arsimor ka me qindra e mijëra mësues që kanë dalë në pension 2-3 vitet e fundit, ashtu siç janë dhe studentët e masterit të vitit të fundit, apo mësues të hequr nga shkolla për bindje politike. Të bëhet mësim në komunitet, pasi administratorët kanë një database të nxënësve. Çdo pallat ka ambiente, qeveria të marrë nga një ambient në çdo pallat. Një pallat ka 4 nxënës të klasës së parë dhe një mësuese me 4 nxënës bën mësim shumë mirë. Realizohet se SHBA e kanë propozuar anglishten në komunitet. Nëse SHBA do të bëjë anglisht në komunitet, pse të mos bëjnë dhe ne arsim në komunitet për klasat e para, dyta, treta e katërta. Lëndët sociale mund të bëhen online, por matematike, bukurshkrimi mund të bëhen në komunitet. Komunitetin e realizojnë të gjithë. Çdo pallat e ka një ambient bosh që mund të ja vejë në dispozicion për arsimin në komunitet.