Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në Kuvend u ndal tek kriza energjitike si edhe te çështja e inceneratorëve.
Kryemadhi u shpreh se, përgjegjës kryesor për krizën energjitike në vend është qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama.
E ndalur tek inceneratorët, kryetarja e LSI-së u shpreh se pavarësisht shpenzimeve të kryera, sot nuk prodhojnë energji.
Ndërsa kërkoi që SPAK të vijojë hetimet për të zbardhur këtë aferë.
“Në pamje të jashtme nuk ka gjë të gabuar, por ajo që të bën përshtypje është kriza e energjisë elektrike në Shqipëri do të jenë edhe për shkak të disa procedurave që ne kemi ndjekur,, duku për shkak të papërgjegjshmërisë dhe dikur për shkak të keqmenaxhimin. përpara se të shkoja te projektligji do diskutohej. Sot kemi një basen të Fierzës që është i degraduar. Vendimet politike janë ata që kanë shkaktuar këtë krizë energjetike që kemi sot. Asnjë nga ne nuk di se sa është borxhi apo huatë e marrë dhe asnjë nga ne nuk e di se çdo të ndodhë me krizën energjetike. ne në sistemin e energjisë elektrike nuk kemi më profesionistë por militantë partie, nuk ka asgjë të keqe të ketë militantë, por duhet të jenë të mirëarsimuar. Tani kemi edhe inceneratorët, aty ku duhet edhe vëmendja më e madhe. 26 milionë dollarë janë paguar nga qeveria shqiptare për inceneratorin e Elbasanin dhe kemi prodhim. Fillimisht duhet zbardhur skema e inceneratorëve të famshëm, nëse nuk i shkojnë deri në fund do t’ju bëjnë të vidhni gjithë jetën”, tha Kryemadhi.