Kryemadhi fton qytetarët: Bashkë le të bëjmë një alternativë që i përgjigjet vendit

284
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë në mbarë Shqipërinë.

Sot në takimin me qytetarët e Korçës, thirrja e saj shkoi për të gjithë qytetarët shqiptarë që ti bashkohen LSI-së, e që bashkë sipas saj, le të bëhen një alternativë që i përgjigjet vendit.

”Qytetarët e ndjejnë në përditshmëri, peshën e rëndë të këtij monopoli mbi jetën politike, pasojat e të cilit ndihen mbi të gjitha nga ekonomitë e familjeve shqiptare. Një stabilitet i keqqeverisjes, që dita ditës zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore dhe shtresa e mesme”,-shkruan Kryemadhi në facebook.

Postimi i plotë

Sot në qytetin e Korçës, ku të gjithë janë të qartë mbi arsyet e vërteta të masakrës elektorale, që lejuan vazhdimin e mandatit të qeverisjes aktuale.

Qytetarët e ndjejnë në përditshmëri, peshën e rëndë të këtij monopoli mbi jetën politike, pasojat e të cilit ndihen mbi të gjitha nga ekonomitë e familjeve shqiptare. Një stabilitet i keqqeverisjes, që dita ditës zbras vendin nga të rinjtë, forca punëtore dhe shtresa e mesme.

LSI do të vijojë pa ndalim misionin e saj, në përfaqësimin pa kompromis të interesit më të lartë të qytetarëve. Çdo shqiptar është i ftuar të na bashkohet, për të ndërtuar bashkë një alternativë të besueshme që i përgjigjet siç duhet nevojave të vendit.